Seanca në GJK për shkarkimin e Metës, Dervishaj: Kam sjellë prova dhe fakte të reja

7 February 2022, 11:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Seanca në GJK për shkarkimin e Metës, Dervishaj: Kam sjellë

Këtë të hënë ka rinisur gjyqi ndaj Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.

Në të njëjtën kohë kur juristët e kreut te shtetit do jenë para gjyqtarëve kushtetues, pak metra me tutje Ilir Meta nga zyra e tij do lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës.

Presidenti ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve.

Sot me nisjen e seancës përfaqësuesi i presidentit Bledar Dervishaj tha se ka sjellë për trupin gjykues prova dhe fakte të reja.

Dervishaj i ka paraqitur një kërkesë të re gjykatës.


Bushka: Duam të kuptojmë se për çfarë është kjo kërkesë, ka të bëjë me  përgjigjet e pyetjeve, apo diçka tjetër.

Tusha: Mund t’ju vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.

Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar, kam sjell prova dhe fakte të reja.

Dervishaj: I kemi materialet edhe në flash dhe do përdorim laptopin e gjykatës që është i certifikuar.

Dervishaj: Jemi në seancën e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. Nuk u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur të premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por kuvendi s’mund të ndërhyjë të prova, te vërtetësia e saj.

 


Video