Berisha në fushatë, Soreca: Nuk komentoj zhvillimet e brendshme të një partie

7 February 2022, 11:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha në fushatë, Soreca: Nuk komentoj zhvillimet e brendshme
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka folur për disa nga çështjet e nxehta të aktualitetit.

Nga Korça ku ishte me ministren e Bujqësisë, ambasadori Soreca u pyet për një koment për aktivitetin e Sali Berishës dhe pjesëmarrjen në fushatë edhe pse është shpallur non grata nga SHBA. Ai tha se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet e brendshme të një partie.

“Më lejoni të mos komentoj për zhvillimet e brendshme të një partie. Ne kemi ndjekur dhe vijojmë të ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do ketë dhe zgjedhje në të ardhmen. Në të njëjtën kohë vazhdojmë punën tonë duke biseduar me të gjitha forcat politike në vend edhe sa i përket çështjes së vettingut”, deklaroi Soreca.


Video