Berisha: Rama do të bëjë Lulzim Bashën President

7 February 2022, 21:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha: Rama do të bëjë Lulzim Bashën President

Sali Berisha deklaroi për herë të parë se shkarkimi i Ilir Metës është nisur nga Edi Rama për të kapur presidencën duke vendosur në këtë pozicion Lulzim Bashën.

"I rrëmbeu zgjedhhjet dhe e gjitha kjo bëhej, që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Sigurisht që zëri im ishte i fuqishëm kundër tij. Lul Brava hapi fjalë, që është krejtësisht e paimagjinueshme, se Rama do të bëhet president dhe ai kryeministër. Këto ishin fantazira. Qëllimi i vërtetë ka qenë emërimi i Lul Bravës. Edhe Ramës i konvenonte kjo gjë”, tha Berisha në një intervistë për Klan News.

Berisha i doli në krah Ilir Metës.

"Tentativa për ta shkarkuar arrin kulmin e verbërisë për shkarkimin e Ilir Metës për fushatë elektorale. Është absolutisht rikthim i ligjit agjitacion e propagandë. Gjithçka është në fushën e deklaratave, që nuk cenon as në kushte tradhtie kombëtare dhe asnjë pikë tjetër të caktuar në Kushtetutë”, u shpreh ai.


Video