Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, Balla: Më vjen keq që…

24 Nëntor 2026, 12:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, Balla: Më vjen keq
Elisa SPIROPALI/ Taulant BALLA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për mediat pas votimit për largimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së.

Balla deklaroi se vendimi është marrë në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste.

“Kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në grupin socialist parlamentar në BE. Nëse doni, ua vë në dispozicion rregulloren. Mund ta lexoni”, u shpreh Balla para gazetarëve.

“Pas nëntë vitesh në grupin parlamentar, më vjen keq që shkojmë në këtë vendimmarrje”, shtoi ai.


Vox Pop

Video