Video/ Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK dhe BKH-së!

24 Nëntor 2026, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK dhe BKH-së!
Eric Wendt

 

Ambasadori amerikan Eric Wendt ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarët e delegacionit dhe zyrtarë amerikanë.

Mësohet se ambasadori Wendt ka takuar kreun e SPAK, Klodian Brahon dhe drejtuesin e BKH-së, Joni Keta.

Kjo nuk është hera e parë Wendt ka qenë në ambientet e SPAK. Edhe më 10 tetor, Wendt ishte në ambientet e Strukturës së Posaçme.

Gjithashtu, edhe më 6 tetor, Wendt u takua me dy drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend.

Ambasada theksoi në atë kohë në njoftimin e saj se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm përbën një nga prioritetet kryesore të Presidentit amerikan Donald Trump.

Gjithashtu, sipas ambasadës, gjatë takimit me drejtuesit e SPAK-ut, ambasadori Eric Wendt diskutoi rëndësinë e institucioneve të pavarura në përballjen me këto sfida, si dhe rolin e bashkëpunimit mes dy vendeve për forcimin e sigurisë dhe zhvillimin e një të ardhmeje më të begatë për Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.


Vox Pop

Video