Për përjashtimin e Spiropalit nga Grupi Parlamentar, Rama anashkaloi edhe statutin e PS-së!

24 Nëntor 2026, 14:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Për përjashtimin e Spiropalit nga Grupi Parlamentar, Rama anashkaloi
FOTO: Elisa Spiropali 

Elisa Spiropali nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Deputetët socialistë kanë konfirmuar vendimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kryetarit të PS-së, Edi Rama, për largimin e deputetes nga grupi parlamentar.

Gjatë votimit, dy deputetë socialistë, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, kanë abstenuar.

Vendimi për largimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është shoqëruar me debate mbi mënyrën se si u ndoq procedura dhe respektimin e rregullave të brendshme të partisë.

Nga mbledhja janë ngritur pikëpyetje për mungesën e një votimi formal dhe për mënyrën se si u trajtua çështja.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Spiropali nuk është thirrur dhe nuk ka qenë e pranishme. Rendi i ditës nuk është njoftuar paraprakisht.

Është propozuar që vendimmarrja e Asamblesë të merret si e mirëqenë, pa një votim formal, ndërkohë që gjysma e Grupit Parlamentar nuk e ka ngritur dorën.

Pse Rama shmang votimin e rregullt?

Çfarë i frikësohet kryeministri, që urdhëron të shkelen rregullat e Grupit Parlamentar?

Ka qenë Bledi Çuçi ai që ka thënë se Spiropali duhet të thirret dhe të ballafaqohet sipas procedurës, por Rama ka këmbëngulur se ky vendim ishte marrë më herët në Asamble, ndonëse kreu i PS-së dhe i qeverisë nuk ishte në gjendje të shpjegonte bazën statutore të partisë që legjitimonte vendimin e Asamblesë.

Në këto rrethana, vendimmarrja e Grupit Parlamentar përbën “de facto” përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi./Hashtag


Vox Pop

Video