Ilir Meta ka dalë ditë e sotme në një konferencë për shtyp se ka firmosur kallëzimin penap për funksionarët e Kuvendit.
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal për funksionarët e Kuvendit. Presidenti tha se kallëzimi do të depozitohet në SPAK dhe prokurori.
Meta e akuzon Kuvendin për manipulim të provave për çështjen e shkarkimit të tij duke falsifikuar dokumenet.
“Sot kam firmosur kallëzimin penal kundër strukturave, funksionarëve përgjegjës në Kuvend për veprat penale të kryera në bashkëpunim atë të falsifikimit të dokumentave. Sapo ky kallëzim të dpeozitohet në Prokurorinë e Posaçme dhe atë të rrethit menjëherë ne do ta publikojmë të plotë në faqen zyrtare”, tha Meta.