Yuri Kim takon Edi Ramën: Është detyrë e qeverisë që të luftojë korrupsionin

9 February 2022, 12:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Yuri Kim takon Edi Ramën: Është detyrë e qeverisë
Yuri Kim dhe Edi Rama (Foto ilustruese)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka takuar kryeministrin Edi Rama, para vizitës që ky i fundit do të nisë në Uashington DC.

Ajo përshëndeti "mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si "bashkë-penëmbajtëse" për Këshillin në çështjet e Ukrainës".

Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin.

Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë.

 

 


Video