“Jam Ilir Meta o superbudallenj”, presidenti përsërit mesazhin: Ta harrojnë njëherë...

9 February 2022, 14:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam Ilir Meta o superbudallenj”, presidenti përsërit
Ilir Meta në konferencë për mediat

Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë mesazhin e dhënë në konferencën për mediat.

Presidenti, shkruan në rrjete sociale se ta harrojnë njëherë e përgjithmonë të gjithë rilindasit, mavi dhe blu dhe ata ndërkombëtarë që do të mund të varrosin ‘de facto’ pluralizmin politik në Shqipëri.

Meta thotë se ata që ndërmarrin një hap të tillë, do të marrin përgjigjen e merituar.

Postimi i Metës:

Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë, të gjithë rilindasit vendas (mavi dhe blu) dhe ata ndërkombëtarë kudo ku janë, që do të mund të varrosin “de facto” pluralizmin politik në Shqipëri.

Do të dëshpërohen pa fund! Do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë JU JAP FJALËN!

JAM ILIR META O SUPERBUDALLENJ!


Video