Tirana, pikëpyetja e madhe për Ramën dhe Berishën
22 Nëntor, 16:45Fokus
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-drejtuesin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.
Çështja ndaj ish-zyrtarit të Policisë kishte kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, pasi Gjykata e Posaçme kishte shpallur moskompetencën për gjykimin e tij.
Me vendimin e dhënë, Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj Breçanit lidhur me këto akuza.