“E acaron ky legeni”, Desada Metaj pranon mesazhet me Bushatin, Andi Telën dhe këshilltarin e Ramës në hije

22 February 2022, 14:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E acaron ky legeni”, Desada Metaj pranon mesazhet me Bushatin, Andi
Andi Tela, Desada Metaj dhe Andi Bushati

Anëtarja e AMA, Desada Metaj ka reaguar pas publikimit në media sociale të mesazheve që ajo kishte shkëmbyer me dy gazetarët Andi Bushati dhe Andi Tela, teksa ndodhej në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve ku po dëshmon Erion Veliaj.

Metaj thotë se është e gatshme të vë në dispozicion telefonin e saj, ndërsa përgëzon edhe kryetaren e Komisionit të Inceneratorëve, Jorida Tabaku, për punën e mirë që bëri sipas saj, në marrjen në pyetje të Veliajt.

Metaj komunikonte me gazetarën në lidhje me mënyrën se si duhet të sillej Tabaku gjatë debatit me Veliajt, dhe se çfarë pyetjesh duhet t’i bënte. Mesazhet u kapën nga kamerat pas kurrizit të saj.

“Nuk i ndihmoj dot hallexhinjtë e inceneratorëve. Madje mund ta vë telefonin tim në dispozicion për të parë komunikimet me të gjithë gazetarët e interesuar për zbardhjen e aferës. Siç thotë edhe Andi Bushati, nuk jemi gazetarë për të mbajtur sekrete. Por për t’i bërë publike. Good Job Jorida Tabaku”, shkruan Metaj në rrjetet sociale.


Video