Tabaku si zëdhënëse e zëdhënëses së PD dhe e Gazment Bardhit

22 February 2022, 19:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tabaku si zëdhënëse e zëdhënëses së PD dhe e

Jorida Tabaku është shndërruar në ditën e parafundit të punës së Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët nga kryetare e këtij komisioni në “postiere” e mesazheve dhe udhëzimeve nga të tretët.

Kryetarja e Komisionit, pasi ‘u kap’ nga kryebashkiaku Erion Veliaj duke marrë pyetjet nga Desada Metaj (ku vetë kjo e fundit i merrte nga gazetarët Andi Bushati e Andi Tela, si dhe komunikonte me këshilltarin në hije të Ramës, Dorian Duçka) vijoi në orët e mbrëmjes me përcjelljen në Komision të porosive të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

“Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të çojë në gjykatë edhe një provë që ju keni udhëtuar me të njëjtën makinë me Zoton dhe Mërtirin”, i tha Tabaku ish-ministrit Damina Gjiknuri.

Gjiknuri u përgjigj se nuk ka kryer asnjë udhëtim privat me asnjë prej këtyre personave, ndërsa kujtoi se e ka paditur Sekretarin e Përgjithshëm të PD për shpifje në gjykatë për deklaratat se ka shtëpi në Maltë, apo që ka udhëtuar me charter privat në këtë vend.


Video