"Qytetet u shëruan nga gangrena që ishin", Rama sot në komisionin hetimor: Mezi po pres

23 February 2022, 09:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Qytetet u shëruan nga gangrena që ishin", Rama sot në

Kryeministri Rama do të jetë sot në orën 12:00 i pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për të dëshmuar.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, kryeministri shkruan se mezi po pret të dëshmojë, ndërsa ka ilustruar me foto ndryshimet sipas tij që sollën projektet e inceneratorëve.

“MIRËMËNGJES 

dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë

*SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB

Mezi po pres “, shkruan Rama. 

Kujtojmë se ditën e djeshme komisioni hetimor parlamentar për incineratorët dëgjoi ditën e djeshme dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj por dhe të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi


Video