
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Itali është takuar edhe me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino.
Në lidhje me këtë takim ka reaguar me ironi deputeti dhe mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Flamur Noka.
Përmes një postimi në “Facebook”, Noka ka ironizuar takimin e Bashës me Fassinon, duke thënë se kreu i PD-së u nis për të takuar Papa Francceskun në Vatikan, mirëpo “përfundoi në krahët e komunistit”.
“Moj kasolle ku na mblodhe”. Niset për të takuar Papën në Vatikan e përfundon në krahët e komunistit Fasino… Ngaqë Rama e mban në sqetull po kërkonte një komunist që të mbante në krah”, shkruan Noka krah fotos së Lulzim Bashës me Piero Fassinon.