Nga telefonata me Ballën deri tek udhëzimet që i jepte Jorida Tabakut, ku gaboi Desada Metaj

22 February 2022, 21:34Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga telefonata me Ballën deri tek udhëzimet që i jepte Jorida
Taulant Balla dhe Desada Metaj

Një debat i ashpër ka ndodhur sot gjatë punimeve të Komisionit Hetimor për çështjen e inceneratorëve ku ishte i thirrur si dëshmitar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mediat kanë arritur të fotografojnë një bisedë të anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive, Desada Metaj, me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku. Një bisedë që tregon shumë qartë se si Tabaku merr udhëzime prej saj se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në mesazhet mes anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive dhe ish-këshilltares së Lulzim Bashës, Metaj me gazetarët Andi Bushati dhe Andi Tela, teksa udhëzonin Jorida Tabakun mbi pyetjet që duhet t’i drejtonte kryebashkiakut Veliaj.

Në një reagim të saj Desada Metaj e pranoi faktin se kishte shkëmbyer mesazhe me Jorida Tabakun, gazetarët e “pavarur” dhe këshilltarin e Ramës.

Postimi i anëtares së AMA-s Desada Metaj:

“Nuk i ndihmoj dot hallexhinjtë e inceneratorëve. Madje mund ta vë telefonin tim në dispozicion për të parë komunikimet me të gjithë gazetarët e interesuar për zbardhjen e aferës. Siç thotë edhe Andi Bushati, nuk jemi gazetarë për të mbajtur sekrete. Por për t’i bërë publike. Good Job Jorida Tabaku”, shkruan Metaj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak javë më parë, Desada Metaj u zgjodh me bashkimin e votave PS-PD në Kuvend si anëtarja më e re e AMA-s, bashkë me Joana Allushi, Aurela Bicja, Jetmir Halilaj, Gjergj Hamiti dhe Besjan Zogaj.

Ku gaboi Desada Metaj nga ligji për AMA-n deri tek paanësia politike:

Me mesazhet e publikuar sot në media, anëtarja e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe ish-këshilltares së Lulzim Bashës ka shkelur hapur ligjin për “Mediat audiovizive” dhe të Kodit të Sjelljes të AMA-s, ndonëse prej dy vitesh punon si këshilltare për median dhe komunikimin pranë kryetarit të PD, Lulzim Basha.

“Funksionarët e AMA gjatë ushtrimit të detyrës, nuk mund të jenë anëtarë të partive, organizata politike apo të kryejnë funksione publike që konsiderohen si të papajtueshme me detyrën nga legjislacioni në fuqi për median audiovizive”, thuhet ndër pikat e Kodit të Sjelljes.

Edhe sipas nenit 7 të ligjit për mediat audiovizuale, anëtarë të AMA-s janë të ndaluar të shprehen ose të mbajnë qëndrime publike që cenojnë paanshmërinë e tyre dhe se ata nuk duhet të influencohen financiarisht apo politikisht dhe duhet të veprojnë gjatë gjithë kohës për të përmbushur dhe thelluar objektivat e AMA-s.

Lidhja me politikën dhe telefonata me Taulant Ballën:

Desada Metaj drejtonte një zyrë komunikimi private të Lulzim Bashës, jashtë Partisë Demokratike, që kishte për qëllim të kontrollonte të gjithë propagandën e Bashës duke përfshirë edhe kundërpropagandën ndaj sulmeve dhe kritikëve të imazhit dhe autoritetit të tij. Zyra e Metaj koordinonte dhe bashkëpunonte ngushtë me një ekip konsulentësh politikë izraelitë.

Metaj mbante titullin si Shefe e Përgjithshme e Komunikimit të Kryetarit të PD-së dhe ishte ajo që vendoste dhe kontrollonte përzgjedhjen, prodhimin dhe shpërndarjen e propagandës pro Bashës dhe kundër kundërshtarëve apo kritikëve të Bashës.

Por ajo që kaloi pa u vërejtur sot nga mediat ishte telefonata e Desada Metaj me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Sicc duket dhe nga fotoja e mesazheve poshtë, Balla i kërkonte Desada Meta të largohej nga Komisioni Hetimor ku po pyetej Veliaj.

Desada i dëgjoi udhëzimet e Ballës dhe u largua nga Komisioni. Shumë pyetje drejtohen rreth këtij akti, pse ish-këshilltarja e Bashës i bindet, kreut të grupit parlamentar socialist. A ishte Balla njeriu i cili bëri votat socialiste të votonin Desada Metaj për anëtare të AMA-s.

Biseda mes gazetarit Andi Tela dhe Desada Metajt:

Desada Metaj: Sapo më mori Taulant Balla dhe më kërkoi që të mos rri pasi nuk lejohet

Andi Tela: Po, po thuaji

Desada Metaj: Po. po. Atë i thashë

Andi Tela: Ti ke shkuar për të parë se si transmetojnë mediat sepse është problemi madh cilësia e transmetimit aty

Njerëzit e politikës që kanë kapur AMA-n:

Kujtojmë se Armela Krasniqi drejtuesja e re e AMA-s, ka qenë drejtoresha e Agjencisë shtetërore të lajmeve ATSH, dhe ish-zëdhënëse e Partisë Socialiste.

Delegacioni i Bashkimit Europian kishte ftuar autoritetet që ta shtynin vendimin për legjislaturën e ardhshme të parlamentit të ri duke theksuar se është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Por Rama nuk i dëgjoi miqtë tanë europianë.

Pra, kryeministri Rama dhe kreu i PD-s Basha, zëdhënëset e tyre i kanë “strehuar” në autoritetin e AMA-s.

A rrezikon Desada Metaj shkarkimin nga AMA:

Sipas ligjit, anëtarja e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe ish-këshilltarja e Lulzim Bashës Desada Metaj rrezikon edhe shkarkimin si anëtare e AMA-s.


Video