Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët., ku do i përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe mazhorancës.
Rama tha se ka ardhur në komision të flasë për fakte dhe jo për opinione e spekulime politike të opozitës.
Debati Rama dhe Jorida Tabaku:
Rama: Ju sapo e shkelë ligjin pasi folët për aferë, unë nuk ka ardhur për të zbardhur ndonjë aferë, pasi ajo është në opizionin tuaj që e keni shprehur ne Kuvend, Tv, por këtu nuk mund ta shprehni, pasi këtu jeni anëtarë ë një komisioni që ka thirrur një dëshmitarë. ju bëni pyetje, opinionet shprehini në një raport, unë nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë.
Tabaku: A është Lefter Koka një nga pronarët përfitues të kontratës të koncesionarëve?
Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë lefter Kokën e njoh si ministër të mjedisit dhe jo pronar përfitues të diçkaje.