Policia zbardh dhe arreston autorët e vrasjes së 26 vjeçarit që u get i pajetë në rezervuarin e fshtait Kolanec të Maliqit.
Në pranga si autorë të dyshuar të vrasjes së Martin Çeços janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj. Viktima ka pasur shenja në qafë dhe dyshohet se është mbytur me litar.
"Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën M. Ç., në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit", informon sot policia e Korçës. Policia kishte krijuar dyshime se nuk bëhej fjalë për vetëvrasje pasi kishte konstatuar shenja në pjesën e fytit.
Shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë, me të cilën 26-vjeçari kishte lidhje. Sipas burimeve vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.