Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit.
Nga informacionet paraprake mësohet se është përplasur një person, i cili drejtonte një karrocë të modifikuar për shitjen e perimeve.
Aksidenti ka ndodhur tek unaza e plazhit në Durrës në afërsi të autostradës. Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, i aksidentuari ndodhet në anë të rrugës në gjendje të rëndë për jetën.
Policia dhe Ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen më shumë detaje rreth këtij aksidenti.
