Lushnje, flakët përpijnë një banesë, shpëton familja

17 June 2022, 22:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lushnje, flakët përpijnë një banesë, shpëton
Ilustrim

Një banesë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Lushnje. Mësohet se shkak për flakën, ka qenë vetë i zoti i shtëpisë, i cili u ka vënë flakën disa barishteve afër banesës. 

Banesa që ka marrë flakë ndodhet në lagjen Kadri Qystri. Flakët janë përhapur shumë shpejt, duke rrezikuar kështu edhe banesat e tjera në vend.

Mësohet se anëtarët e familjes, babai nëna dhe vajza e tyre kanë shpëtuar mrekullisht pa dëme.


Video