Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për lajmin e arrestimit në Itali të djalit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Alibeaj kërkon një sqarim për këtë nga ministri Çuçi, duke thënë se transparenca për publikun, është thelbësore për funksionin e Ministrit të Brendshëm.
“Lajmi i publikuar për procedimin penal nga një gjykatë italiane për djalin e ministrit Bledi Cuci kërkon sqarimin e menjëhershëm prej Ministrit të Brendshëm lidhur me përfshirjen e familjarëve të tij në një rrjet trafiku medikamentesh mjekësore.
Është thelbësore për funksionin e Ministrit të Brendshëm transparenca për publikun, për të sqaruar nëse ajo që ka ndodhur pajtohet me funksionin e lartë publik të Ministrit përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë nga kriminaliteti!”, shkruan Alibeaj në Twitter.