Kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Maltë, u paguan për vrasjen e një 62-vjeçari

17 June 2022, 18:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Maltë, u paguan
Kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Maltë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Maltë, pasi autoritetet dyshojnë se mund të jenë paguar për të ekzekutuar një person të identifikuar si Louis Spiteri, 62 vjeç.

Mediat vendase shkruajnë se në pranga ka përfunduar edhe një 37-vjeçar maltez, i cili dyshohet se ka qenë porositësi.

Mattheë Joseph Schembri është akuzuar për organizimin e një sulmi nga dy vrasës me pagesë ndaj babait 62-vjeçar të ish-gruas së tij, ndërsa ai kishte dalë për vrap në mëngjes përgjatë shëtitores Sliema.

Sipas një raportimi të TVM, Schembri është akuzuar se ka porositur dy shqiptarët, Xhovano Ndoci dhe Agostin Marku, të sulmojnë Louis Spiterin.

Spiteri ndau detaje të ngjarjes në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se një nga burrat e goditi me grusht në fytyrë dhe e hodhi në tokë. Fatmirësisht, kalimtarët dëgjuan thirrjet për ndihmë të Spiterit dhe ndërhynë, duke kapur një prej agresorëve, Ndocin, të cilit iu gjet një thikë.

62-vjeçari fatmirësisht, i ka shpëtuar sulmit.  

 

 


Video