Të dy nën hetim, çfarë e lidh djalin e Bledi Çuçit me mjekun Aurel Vula

17 June 2022, 17:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të dy nën hetim, çfarë e lidh djalin e Bledi
Aurel Vula dhe Zhaklina Peto

Endi Çuçi, djali i ministrit të Brenshëm Bledi Çuçi është proceduar në Itali si pjesë e grupit kriminal të trafikut kontrabandë të ilaçeve nga Italia drejt Shqipërisë dhe falsifikimit të dokumenteve për të përfituar shërbime shëndetësore falas në Itali.

Por, për këtë çështje janë vënë në hetim dhe disa mjekë shqiptarë, ku njëri prej tyre është Aurel Vula.

Mirëpo, çfarë e lidh, Endi Çuçin me mjekun Aurel Vula?

Aurel Vula është njerku i Endi Çuçi. Ky i fundit është djali i ministrit Bledi Çuçi nga martesa e tij e parë me Zhaklina Peton, e cila tashmë është bashkëshortja e Aurel Vulës.

Juristja Zhaklina Peto ka qenë dhe kandidate për tu bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se gjatë aksionit të përbashkët mes SPAK-ut dhe Drejtorisë së Antimafias së Milanos u vunë në pranga 9 persona dhe nën hetim 82 të tjerë. Ata akuzohen për mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike.

Nga hetimet rezultoi se mjekët e korruptuar në bashkëpunim me grupin kriminal lëshonin çertifikata të rreme mjekësore për shtetasit shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

Gjatë aksionit u sekuestruan dhe mbi 500 mijë euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 mijë euro.


Video