Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje në qytetin bregdetar. Vendimi ka ardhur pas një hetimi 10 vjeçar, pasi organi i akuzës kishte regjistruar procedim penal për pastrim parash.
Apartamente ndodhen në objektin pallat 8+1+1 kat, me sipërfaqe 800 m2, tek vendi i quajtur “Mbikalimi Plepave” pa shkuar te karburant “Kastrati” me drejtim lëvizje Plepa-Shkozet. Sipas njoftimit të Prokurorisë ky objekt ky i parregjistruar në ASHK.
Prokuroria urdhëron ASHK-në Durrës, Sektorin e Rregullimit të Profesioneve të Lira (Noteria), Ministrinë e Drejtësisë që të mos lejojnë kryerjen e veprime juridike për kryerjen e transaksioneve të mundshme në këto pasuri si dhe të mos lejojnë rregjistrimin e tyre në ASHK Durrës.
Më konkretisht janë sekuestruar:
Shkalla Nr.l, janë 6 apartamente:
Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 71 metra sipërfaqe nga e cila shfrytëzimi 63 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e shtatë të banimit nr. 1 i përbërë 1+1+banjo+ballkon, shkallë e parë me orientim nga veri lindje.
Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashket 8 m2 në katin pestë të banimit me Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.
Nje apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e shtatë të banimit Nr.3 e përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.
Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e tretë të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.
Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.
Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.
Shkalla Nr.2, janë 8 apartamente:
Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katrorë, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e parë të banimit Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë, me orientim nga veri perëndimi.
Një apartament me sipërfaqe ndërtmi+banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e parë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim nga veriu i banimit Nr.4.
Apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 mera katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi i 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e dytë të banimit Nr.3, përbërë nga 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim nga veri perëndim.
Apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katrorë, nga kjo sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin dytë të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim Veri Perëndim.
Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga kjo sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orietim nga veri perëndim.
Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katrorë, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.4 i përbërë perëndim, 1+1+banjo+ballko shkalla e dytë me orientim nga veri Perendimi.
Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga kjo sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e pestë të banimit Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orietim nga veri perendim.
Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e pestë të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim nga veri Perendimi.
Ndërtime pa leje
Ndërtim pa leje, i deklaruar në emër të shtetasit A B. Formular Vetëdeklarimi nr. 910/2 datë 21.11.2006. Objekti i deklaruar “Banesë, adresa e truallit të ndërtimit; Arapaj, Viti i ndërtimit 10.05.2001, Adresa Arapaj, Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 81 m2. Numri i kateve 1.
Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit F B. Formular Vetëdeklarimi nr.9907, datë 18.09.2006. Objekti i deklaruar shtëpi banimi. Funksioni i objektit; Banesë. Adresa e truallit të ndërtimit; Kënetë “tregu i makinave”, Viti i ndërtimit 25.02.2004. Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 75 m2. Numri i kateve 1.
Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit F B. Formular Vetëdeklarimi nr.9907, datë 18.09.2006. Në fund të deklarimit ka nënshkruar si deklarues M.B. Objekti i deklaruar. “Banesë” Funksioni i objektit; Shtëpi banimi. Adresa e truallit të ndërtimit; Kënetë “tregu i makinave”. Viti i ndërtimit 07.08.2004. Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 65 m2.
Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit S B. Formular Vetëdeklarimi 9906, datë 24.11.2006. Adresa e ndërtimit, “tregu i makiave”, lagja nr.14, banesë, me sipërfaqe ndërtimi 80 m2 dhe sipërfaqe të zënë 500 m2, viti i ndërtimit dt. 18.09.2002.
Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit S B. Formular Vetedeklarimi 9906, datë 24.11.2006. Adresa e ndërtimit, “tregu i makinave”, lagja nr.14, banesë, me sipërfaqe ndërtimi 64 m2 dhe sipërfaqe të zënë 500 m2, viti i ndërtimit. 10.06.2005.
Me zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet ASHK Durrës, Sektori i Rregullimit të Profesioneve të Lira (Noteria), Ministria e Drejtësisë, si dhe Agjensia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.