Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mesditën e sotme është nxjerrë nga rezervuari i Çekrezës pranë Kamzës në Tiranë makina ku ndërruan jetë dy të rinjtë, Erjon Muca dhe Dorina Gjokgjinaj, 22 vjeç dhe 20 vjeçe, të cilët u nxorën të pajetë nga RENEA e polumbarët.
Dy të rinjtë ishin banorë të zonës, ndërsa janë pikasur nga roja i rezervuarit në momentin që ka rënë makina. Burime për VoxNews thanë se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe familjarët e dy të rinjve të cilët kanë shpërthyer në lot.
Dyshimet e para janë se makina tip “Ford” me të cilën po udhëtonin të rinjtë ka humbur kontrollin duke përfunduar në rezervuar.
View this post on Instagram