Shumë prej numrave të institucioneve nuk ekzistojnë, disa nuk përgjigjen

17 June 2022, 21:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shumë prej numrave të institucioneve nuk ekzistojnë, disa nuk
Prova me telefonatën ndaj institucioneve

Nëse ju duhet të merrni informacion nga institucione, gjasat janë që numri i vënë në dispozicion të mos funksionojnë.

Euronews Albania ka provuar të telefonojë disa prej faqeve që qytetarët kërkojnë më shpesh ndihmë.

Numri i OSHE-së nuk funksionon. Në faqen e Ministrisë së Arsimit nuk del asnjë e dhënë. Në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, 2 nga tre numrat nuk përgjigjen, ndërsa njëri figuron sikur nuk ekziston.

ISHP ishte një tjetër institucion që telefonoi por edhe në këtë rast përgjigja ishte e njëjtë: “numri që ju kërkoni nuk ekziston”.

Megjithatë nëse tentoni disa herë, mund të jeni dhe me fat. Pas disa përpjekjesh Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, arritën ta hapni telefonin. Të vetmet institucione që u përgjigjën menjëherë janë Policia dhe shërbimi i urgjencës.

Edhe pse në faqet e institucioneve, çdo gjë duket e kuruar sa i takon kontaktit dhe hapësirave që kanë ngritur për qytetarët, nuk kanë dikë që të përgjigjet në telefon e aq me tepër, në email.

Edhe pse teknologjia ka avancuar, ju prapë do detyroheni të trokisni në dyert e këtyre e instancave.


Video