Bënë sherr disa ditë më parë, 38-vjeçari i bën pritë dhe e qëllon 7 herë në Elbasan (EMRAT+DETAJET)

17 June 2022, 20:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bënë sherr disa ditë më parë, 38-vjeçari i
Arma e autorit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte në Elbasan. 

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Ermal Matishi 38 vjeç i ka bërë pritë shtetasit Arben Bekteshi, 30 vjeç duke qëlluar 7 herë mbi automjetin e tij, teksa ka qenë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” rreth orës 20:00.

38-vjeçari i ka bërë pritë Bekteshit për shkak se ishin konfliktuar rreth tre javë më parë. Raportohet se nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

Blutë e Elbasanit njoftojnë se shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Video