Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Disa shpërthime në një pikë të mbushjes me gaz në Porto Romano kanë vënë në panik qytetin e Durrësit mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30.
Nga informacionet paraprake mësoht se kanë shpërthyer bombolat në fabrikën e gazit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të vendosin flakët nën kontroll. Banorët e zonës janë larguar prej aty për të qenë të sigurt.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.