Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka publikuar statistikat për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainë.
Sipas të dhënave të publikuara nga rusët, shihet se nga Shqipëria janë 150 mercenarë që luftojnë në Ukrainë, ndërsa nga Kosova janë 156 mercenarë. Po ashtu në dokument thuhet se janë vrarë 42 mercenarë të Shqipërisë dhe 61 mercenarë të Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka një dokument të plotë me statistika nga shumë vende, për të cilat thotë se kanë dërguar mercenarë për të luftuar në krah të Ukrainës, që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt 2022.
Sipas të dhënave të ministrisë së Mbrojtjes ruse, janë 6956 mercenarë nga të gjitha vendet e globit që luftojnë në krah të Ukrainës kundër. Numrin më të lartë e mban Polonia, më pas Kanadaja, SHBA-ja dhe Rumania.
Kujtojmë se edhe më herët Moska zyrtare ka hedhur akuza se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po luftojnë në Ukrainë kundër Rusisë.
Më poshtë, tabela me të dhënat për secilin shtet: