Policia e Korçës konfirmon se 26-vjeçari Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit është vrarë. Trupi i tij u gjet në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit disa ditë më parë.
Grupi hetimor ka zbardhur ngarjen dhe ka vënë në pranga tre autorët e krimit. Në pranga janë vënë shtetasit:
- Bleti Angjo, 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Pogradec (i dënuar më parë për vjedhje);
- Valter Mollaj, 43 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë;
- Edlir Mollaj, 35 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se pasi e kanë nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të Martin Çeços, kanë krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.
Policia bën me dije se është dokumentuar se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12 Qershor, kanë marrë viktimën Martin Çeço në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), e kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.
Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë, e cila ka patur lidhje paralele dashurie mes viktimës dhe një prej autorëve. Kujtojmë se Martin Çeço u denoncua i zhdukur nga babai tij dhe një ditë pas denoncimit, trupi i tij u gjet në
Tre autorët akuzohen për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.