Vodhën dyqane e lokale në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen 2 persona!

23 Nëntor 2026, 13:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vodhën dyqane e lokale në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen 2
Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, një 18-vjeçar nga Tirana dhe një 39-vjeçar nga Lezha, të dyshuar për vjedhjen e parave dhe produkteve në tri biznese. I riu rezultonte në kërkim nga tri komisariate policie dhe dyshohet se ka kryer edhe tri vjedhje të tjera në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit”, policia arrestoi E. Ll., 18 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. M., 39 vjeç, nga Lezha, të dy me precedentë kriminalë për vjedhje.

Sipas hetimeve, dy të dyshuarit kanë vjedhur para dhe produkte në tri biznese në Elbasan: më 5 nëntor në një lokal në fshatin Vidhas, më 20 nëntor në një tabakino në bulevardin “Aqif Pasha” dhe më 22 nëntor në një dyqan në lagjen “28 Nëntori”.

Ndërkohë, 18-vjeçari dyshohet edhe për tri vjedhje në Tiranë, dy prej të cilave më 14 tetor në një restorant dhe një lokal në rrugën e Kosovarëve, si dhe një tjetër më 17 nëntor në një dyqan në rrugën “Liman Kaba”.

I riu ishte shpallur në kërkim nga Komisariatet Nr. 2 dhe Nr. 6 në Tiranë, si dhe nga Komisariati i Korçës, për vjedhje.

Gjatë kontrollit, policia i sekuestroi 18-vjeçarit një pistoletë sportive, një sasi të dyshuar kanabisi, një kaçavidë dhe një levë, të cilat dyshohet se i përdorte për të hapur me forcë dyert e bizneseve.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve u bë pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe provave të mbledhura gjatë hetimeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

"Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, zbardhen 3 vjedhje të ndodhura gjatë këtij muaji në Elbasan dhe 3 vjedhje në Tiranë.

Vodhën shuma parash dhe produkte të ndryshme, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes.

Njëri prej tyre, i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë për vjedhje, dyshohet autor i një sërë vjedhjesh.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pistoletë sportive dhe mjete që përdoreshin për thyerjen e dyerve (kaçavidë dhe levë).

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, këqyrjes së pamjeve filmike dhe provave ligjore të grumbulluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësit”, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 rasteve të vjedhjes, të ndodhura gjatë këtij muaji në Elbasan, si dhe kapja dhe ndalimi i shtetasve:

K. M., 39 vjeç, banues në Lezhë dhe E. Ll., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme në 3 subjekte në Elbasan, konkretisht:

-Më datë 22.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, në dyqanin e shtetasit D. B.;

-Më datë 20.11.2026, në bulevardin “Aqif Pasha”, në një tabakino në pronësi të shtetasit T. P.;

-Më datë 05.11.2026, në fshatin Vidhas, në lokalin e shtetasit E. M.

Gjithashtu, nga vijimi i veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. Ll. është autor i dyshuar edhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, konkretisht:

-Më datë 14.10.2026, në rrugën e Kosovarëve, në restorantin në pronësi të shtetasit R. K.;

-Më datë 14.10.2026, në rrugën e Kosovarëve, në lokalin në pronësi të shtetasit F. A.;

-Më datë 17.11.2026, në rrugën “Liman Kaba”, në dyqanin në pronësi të shtetasit F. D.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Ll. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pistoletë sportive, një kaçavidë dhe një levë, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen me forcë të dyerve të subjekteve.

Nga veprimet hetimore rezultoi se të dy shtetasit kanë precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes. Shtetasi E. Ll. dyshohet autor i një sërë vjedhjesh të kryera më parë dhe rezultonte i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë, për të njëjtën vepër penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.


Video