Lajm i mirë për shqiptarët e Kanadasë dhe të Irlandës, ja çfarë ndodh për herë të parë nga 27 Qershori

18 June 2022, 10:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lajm i mirë për shqiptarët e Kanadasë dhe të
Pasaporta

Duke filluar nga data 20 Qershor, ambasada shqiptare në Londër do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjuthashtu, Xhaçka njofton se duke filluar nga data 27 Qershor për herë të parë ambasada shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.

Postimi i ministres:

Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada .

Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë .

Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike , pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.
MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë , kudo që ata ndodhen jashtë vendit.


Video