Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak para mesnatës së kaluar në Bulqizë. Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e mjete rrethanore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen e vjetër të Bulqizës. Mësohet se njëri prej të përfshirëve në konflikt ka përdorur një mjet kosë apo kmesë, duke i prerë gishtat e dorës personit tjetër rreth të 30-ave.
I riu me gishtat e prerë është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Personi tjetër i përfshirë në konflikt është larguar. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje, teksa pritet dhe një njoftim zyrtar nga ana e policisë.