Protestat/ Studentët nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit, PD para Kryeministrisë

31 October 2026, 11:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestat/ Studentët nisin grumbullimin para Ministrisë së

Sot në Tiranë janë paralajmëruar dy protesta kombëtare që do të zhvillohen paralelisht në orën 12:00, njëra para Ministrisë së Arsimit dhe tjetra ajo para Kryeministrisë e organizuar nga Partia Demokratike.

Më herët kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë të mbështesë protestën teksa ka përkrahur aktet vandale të protestuesve në kryeqytet.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm bëri sërish thirrje për dialog. Kreu i qeverisë shpërndau në rrjetet e tij sociale një video, në të cilën shfaqet “tryeza” e gurtë para godinës së kryeministrisë me fletët që mbajnë të shkruar fjalën “dialog”.


Video