Vrasja e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës, Berisha: Basha ndërpreu komisionin hetimor, as unë nuk e binda dot…

5 May 2022, 22:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës, Berisha: Basha ndërpreu
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë publikisht lidhur me prapaskenat e hetimeve për vrasjen e mjekut, Pjerin Xhuvani i cili ishte i angazhuar në fushatën elektorale të PS në Elbasan.

Berisha tha në ‘News24’ se komisioni hetimor qëu ngrit për materialet zgjedhore që u gjetën në makinën e Xhvanit, u ndërpre për shkak të vendimit të Bashës i cili mbahej peng nga kryeministri Edi Rama me dosjen e “Toyota Yaris”.

"A u vra një mjek në Elbasan? A u vra në një fushatë elektorale? Deklaroi Basha se ishte një krim elektoral? Po! Fajtorë ishin Balla dhe Bardhi. Pse u ndërpre komisioni hetimor për vrasjen e mjekut? Ka vetëm një përgjigjie, pengmarrje. Pse duhet të ndërpritej ndryshe, nuk ka një opozitë që e ndërpret këtë ngjarje të rëndë. Unë nuk e bindja dot Bashën çfarëdo që të bëja sepse ishte i marrë peng nga Rama me dosjen që ky i fundit i kishte mbyllur. Prokurori që shkoi në SPAK deklaroi se nuk kishte materiale zgjedhore brenda makinës ku u vra Pjerin Xhuvani", tha Berisha

 


Video