A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demoratike konfirmoi se do të jetë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. “Rithemelimi” e ka quajtur nul këtë mbledhje, pasi në Kuvendin e 30 prillit votuan për ta shkarkuar.
Deputeti i PD, Korreshi tha se do të jetë në mbledhje, ndërsa ironizoi se Alibeaj është shpallur armik për herë të dytë.
“Patjetër që do të jem, pa më të voglin dyshim. Zotin Alibeaj e paskan shpallur armik prapë. Ai e ka për së dyti tani se njëherë ka lindur në internim. Unë do të jem pjesë ku të mblidhen deputetë e PD. Nuk e di çfarë ka thënë Floriana Garo”, tha ai.