“Të hapet menjëherë rruga e Rinasit”, paralajmëron deputetja e PD: Protestës do t’i bashkohet i gjithë veriu

4 May 2022, 19:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Të hapet menjëherë rruga e Rinasit”,

Deputetja e PD-së në Qarkun e Shkodrës Greta Bardeli i ka bërë apel qeverisë që të hapë menjëherë në dy drjetime rrugën për në aeroportin e Rinasit nga kryqëzimi Ahmetaq deri tek rrethrrotullimi i statujës së "Nënë Terezës".

Në një postim në rrjetet sociale, Bardeli shkruan se qeveria ka marrë një vendim pa marrë në konsideratë interesat e komuniteteve. Deputetja demokrate paralajmëron se nëse Qeveria vazhdon me kokëfortësi dhe nuk e hap në dy drejtime rrugën e Rinasit, atëherë protestës do t'i bashkohet i gjithë veriu i Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Qytetarët e Qarkut Shkodër, Lezhë dhe gjithë Veriut pa asnjë diskutim penalizohen tepër nga mbyllja e qarkullimit në drejtim të rrugës drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Vendim i nxituar pa marrë në konsideratë interesat e komuniteteve dhe veçanërisht veriut të vendit që goditet vazhdimisht nga vendimet e qeverisë!

Si deputete e Qarkut Shkodër kërkoj menjëherë hapjen e rrugës në 2 drejtime nga kryqëzimi i Ahmetaq (kthesa për aeroport kur vjen nga veriu) deri te rrethrrotullimi i statujës së “Nënë Terezës”. Qeveria menjëherë të heqë dorë nga kokëfortësia , përndryshe protestat e banorëve të Rinasit do të mbështeten nga Shkodra, Lezha e kudo nga veriu ku preken interesat e qytetarëve!

Nuk është faji i qytetarëve që qeveria hedh paratë për interesat e vilave të korrupsionit duke u çuar tunele te dera e vilave në bregdet dhe asnjë investim aty ku duhet!

Rruga e aeroportit sot duhet të ishte me 4 kalime, ndërsa Lezhë, Shkodër duhet te ishte investuar në nivelin e autostradave ndërkombëtare si pjesë e rëndësishme e Korridorit Europian të Adriatikut!


Video