"Presidenti", Duma: Duhet t'i propozonim ne emrat dhe kriteret

4 May 2022, 16:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Presidenti", Duma: Duhet t'i propozonim ne emrat dhe kriteret

Mazhoranca duhet t'ja linte opozitës propozimin e kritereve dhe emrave për Presidentin e ri. Kështu deklaroi deputetja demokrate Grida Duma në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Duma shtoi më tej se procesi për zgjedhjen e Presidentit po shkon drejt një farse dhe sipas saj, ky proces është thjesht proceduria dhe burokartik. Deputetja demokrate deklaroi se pakica duhet të resppektohet para shumicës.

 “Një gjë sot është e vërtetë. Nuk po nis sot nga pikëpamja e frymës për nisjen e procesit për zgjedhjen e Presidentit. PS e ka nisur procesin. Ju e keni nisur procesin me zarfa të mbyllur. Në rast se do flisnim për jo utopi por për një demokraci konstruktive, do ta shikoja si një gjest të fisnikërisë politike që maxhoranca në fillim të çonte stafetën tek opozita, te PD dhe të thoshte: Nisini ju propozimet, t’ia lëmë PD-së propozimet.

Ka shumë gjasa që PD do sillte individë politikë apo apolitikë mbetet paragjykim. Edhe ne mund të sjellim një propozim që nuk është politik dhe që përfaqëson unifikimin e shqiptarëve. Elementi i dytë janë kriteret.

Kushtetuta i ka gjeneraliste për këtë shkak, që politika ta gjejë unifikimin të kriteret në bazë të situatës politike. Këto kritere janë arsyeja pse e nisëm duskutimin duke thënë Transparencë dhe pse nuk e niëm procedurialist.

Por edhe tek kriteret. Besoj që duhet të kishim diskutuar për kritere në 15 ditë. Ju e keni bërë thirrjen më 29 prill pasi keni mbyllur procesin me zarfe, që nuk është një proces transparent dhe unifikues. Duhet të kishte qenë e udhës që të kalohej stafeta tek opozita pikërisht sepse pakica respektohet para shumicës kur pushteti qëndron aty. Mos të ishte procesi thjesht procedurial dhe burokratik. Këto afate në frymë janë të cënuara sepse procesi pa kritere riskon të shkojë në një farsë. Kështu duket sikur po shkon pas zarfave tuaj të mbyllur.”- tha Duma.


Video