“Ku i gjeti lekët", Kokalari kërkesë SPAK-ut të hetojë Bamir Topin për syzet 60,000€

4 May 2022, 11:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ku i gjeti lekët", Kokalari kërkesë SPAK-ut të
 Evi Kokalari ka kërkuar që SPAK të hetojë ish-presidentin Bamir Topi

Mbështetësja e ish-kryeministrit Berisha, Evi Kokalari me anë të një postimi në "Facebook" ka kërkuar nga SPAK të hetojë ish-presidentin Bamir Topi për syzet që ky i fundit ka.

Aktivistja shtron pyetjen se ku i ka gjetur Topi 60,000 euro për syzet e diellit. Kokalari sugjeron që Topi duhet të thotë ku e ka gjetur këtë shumë, ose Prokuroria e Posaçme duhet të nisë një investigim.

“Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat. Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobekt fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë.

Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim”, shkruan Kolalari.

 


Video