"Prona dhe vila në zonat më të mira të Tiranës", ZDF: Mafia shqiptare, drogë dhe nder i lënduar (Video)

4 May 2022, 10:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Prona dhe vila në zonat më të mira të
Mafia shqiptare- drogë, armë dhe nder i lënduar

Rrjeti televiziv publik gjerman, ZDF, ka përgatitur një reportazh mbi mafian shqiptare. “Mafia shqiptare- drogë, armë dhe nder i lënduar”, është reportazhi i ZDF, që hedh dritë mbi dominimin e mafias shqiptare në nivel ndërkombëtar, ku cilësohen si importues të dorës së parë të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.

“Pasi u rritën si trafikantët kryesorë të kanabisit në botë, klanet mafioze shqiptare tani po hyjnë në biznesin fitimprurës të kokainës në Amerikën e Jugut- me Gjermaninë si tregun e synuar prej tyre.

Nëse në fillim shqiptarët ishin partnerë të mafias italiane në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Europës, tani janë importues si dorë e parë për kokainën nga Ekuadori dhe Kolumbia”.

Reportazhi sjell një panoramë të ndikimit të grupeve të shqiptarëve që merren me trafikun e drogës në qytetet e mëdha gjermane si Berlini, Hamburgu dhe Frankfurti.

Por sipas ZDF,  mafia shqiptare nuk merret vetëm me trafik droge, por edhe me pastrim parash, trafik armësh, prostitucion, gjobëvënie, etj.

“Në Tiranë, ku pasaporta dhe identiteti blihen lehtësisht, një pjesë e politikës dhe policisë janë të korruptuar nga mafia. Shqipëria, nën qeverisjen e Ramës është etiketuar nga mediat si Kolumbia e Europës. Pronat dhe vilat në zonat më të mira të Tiranës demonstrojnë suksesin ekonomik të mafiozëve shqiptarë,” thekson ZDF.

Rrjeti gjerman ndalet gjerësisht te mbjellja e kanabisit në vend, duke shtuar se kjo bimë ka pushtuar edhe malet.

“Kanabisi është i ashtuquajturi ‘ari i Shqipërisë’. Korrjet e vërteta të kanabisit përbëjnë një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto: 4.5 miliardë euro,” thuhet në reportazh.

Gazetarja dhe shkrimtarja Christiane Jaenicke thotë se mafia është shumë e fortë në vend, duke cituar një shprehje të Fatos Lubonjës: “Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri shteti i përket mafias”. “Mafia shqiptare është kudo,” vazhdon reportazhi.

“Shqipëria lufton për të ardhmen e saj. Policia shkatërron rregullisht plantacione dhe qeveria shpreson se me këto pamje do ndikojë te ndërkombëtarët, pavarësisht lidhjeve të dyshuara me bosët e karteleve”. Gjermania po bashkëpunon me autoritetet shqiptare, por ka pak besim brenda policisë shqiptare.

Klikoni linkun për të parë videon: Mafia Shqiptare

 


Video