Një kandidaturë nga opozita për President? Rama: Japim 100% miratimin, nëse është ...

4 May 2022, 18:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një kandidaturë nga opozita për President? Rama: Japim 100%

Kryeministri Edi Rama ka dhënë aprovimin se PS mund të votojë një kandidaturë të opozitës, nëse ai emër i propozuar është i pëlqyeshëm nga ta. I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të Kryesisë së PS-, Rama tha se nuk do të ulen në tryezë me paragjykime dhe do të japin miratimin.

Në rast se nuk bien dakord me opozitën për një kandidaturë të përbashkët për President, kreu i qverisë përmendi sërish faktin se PS i ka votat për të zgjedhur vetë presidentin dhe nuk do të varet nga të tjerët.

"Ne nuk jemi ulur në tryezë me paragjyukime, do të gjykojmë me emra, nuk do të paragjykojmë se nga vijnë propozimet përderisa jemi ulur në tryezë me palë të tjera për aq kohë sa janë përballë nesh me arenën politike dhe në këtë cështje jemi në një tryezë, ndaj nuk kemi pse japim përqindje.

Nëse do të ketë kandidaturë të pëlqyeshme, do të japim 100% miratimin tonë. Nëse nuk do të ketë kandidaturë të pëlqyeshme, do të bëjmë propozimet tona. Nëse atyre i pëlqen një propozim i yni, do të kemi mbështetjen e tyre.. Nëse jo, falë ndryshimeve kushtetuese që u bënë në 2008, janë më shumë se 71 vota në parlament dhe Shqipëria do të ketë një president normal", tha Rama.

Mesditën e sotme zhvilloi mbledhje Konferenca e Kryetarëve, ku mazhoranca ra dakord me propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili kërkoi që data 10 maji të quhet si data e nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se data 16 maji, të jetë raundi i parë i votimit të Presidentit të Republikës.


Video