Dita e Dëshmorëve ose 5 maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kjo datë është shume e rëndësishme për shqiptaret, pasi kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Kryeministri Edi Rama ka nderuar Ditën e Dëshmorëve.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shprehur respektin për të gjithë ata që ranë në luftë për atdheun.
“MIRËMËNGJES ????????
Përulësisht me #RESPEKT për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë????”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar foton edhe përmendores “Nëna Shqipëri”, te varrezat e Dëshmorëve.