PD e Kavajës sulmon Grida Dumën: Show-girl e “famshme” nuk na përfaqëson

5 May 2022, 14:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD e Kavajës sulmon Grida Dumën: Show-girl e “famshme” nuk
Në foto: Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë, sulmon deputeten Grida Duma pas një vizite që kjo e fundit ka bërë në shtëpinë e Ilvi Metës. 31 vjeç u vetëvar në ambientet e Komisariatit ku ishte shoqëruar si i dyshuar për vjedhje. Dega e PD vizitën e deputetes atje e quan “show-girl” dhe thekson se ajo nuk përfaqëson Partinë Demokratike.

“Show-girl e “famshme” Grida Duma shfaqet me ne fund ne Kavaje! Por i mungonte shkopi per te bere video live ne shtepine e te ndjerit Ilvi Meta. Shfaqjet e Grides nuk perfaqesojne Partine Demokratike!

Partia Demokratike dega Kavaja shpreh ngushellimet me te sinqerta per familjen Meta per kete humbje te madhe, Zoti u dhente force familjareve”, thuhet në reagimin e Degës së PD Kavajë. Por pas postimit duket se dikush nga menaxhuesit e kësaj faqeje janë bërë pishman dhe kanë fshirë postimin.

PD e Kavajës sulmon Grida Dumën: Show-girl e “famshme” nuk


Video