EMRAT/ Kush janë 21 deputetët që marrin pjesë tek mbledhja e grupit të PD, mungon 'Rithemelimi' dhe ...

5 May 2022, 17:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT/ Kush janë 21 deputetët që marrin pjesë tek mbledhja e

Pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së të thirrur nga kreu i saj Enkelejd Alibeaj, janë 21 deputetë, teksa tashmë kanë dalë dhe emrat e tyre.

Mbledhja është bojkotuar nga deputetët që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit, pasi ata nuk e njohin Alibeaj si kreun e grupit me vendimin e shkarkimit në Kuvendin e 30 Prillit. Pjesë e mbledhjes nuk është as ish-kreu i partisë, Lulzim Basha, i cili që prej shkarkimit nuk ka marrë pjesë në asnjë prej mbledhjeve të organizuara nga institucionet e PD-së

Po ashtu, mungojnë dhe emrat që deri tani kanë mbajtur qëndrime asnjëanëse si Grida Duma, Alfred Rushaj apo Tomorr Alizoti. Emrat të tjerë që mungojnë janë ata të Agron Gjekmarkajt, Flutura Açka, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, etj.

Emrat e deputetëve që janë pjesë e mbledhjes: 

1. Jorida Tabaku
2. Dhurata Cupi
3. Oriola Pampuri
4. Emilia Koliqi
5. Lindita Metaliaj
6. Merita Bakiu
7. Kastriot Piroli
8. Seladin Jakupllari
9. Sajmir Korreshi
10. Dashnor Sula
11. Zheni Gjergji
12. Eralda Tase Bano
13. Ervin Salianji
14. Kreshnik Collaku
15. Enkelejd Alibeaj
16. Arber Agalliu
17. Ferdindand Xhaferri
18. Gazment Bardhi
19. Lefter Geshtenja
20. Flamur Hoxha
21. Andia Ulliri


Video