Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit, protestuesit qëllojnë me llastiqe ndaj policisë, në gatishmëri autobotët me ujë

31 October 2026, 14:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit, protestuesit

Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë përdorur llastiqe kundër efektivëve të policisë.

Uniformat blu u kanë bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjnë.

Policia po qëndron ne gadishmëri, pranë Ministrisë së Arsimit qëndrojnë dy makina ujëhedhëse.

Ngjarja vjen në vijim të protestës ku të pranishëm kanë qenë studentë dhe simpatizantë të PD-së, të cilët kanë pasur edhe përplasje.

 


Video