The EU in Albania: between expectations, myths and disinformation produced by politics!

2026-09-15 13:36:28Pikëpamje SHKRUAR NGA ZYLYFTAR BREGU
The EU in Albania: between expectations, myths and disinformation produced by
Zylyftar Bregu

100% in agreement with the European Union!

With the vision of Albania 2030 and the unwavering will to make this country a top-level Mediterranean tourist destination, we have made, in the last 10 years, exemplary progress in protecting biodiversity and today we are the first in the region for the amount of protected areas.

Today's changes strengthen the foundation of our ambitious path for sustainable development in harmony with the stunning beauty of Albania.' - Rama writes on February 22, 2024 on the social network X, immediately after the amendments to the law on protected areas were approved in Parliament.

A little over two years later, the European Union declared from Brussels that it not only did not agree with those changes, but has strongly and consistently demanded their repeal.
On 14 July 2026, during the 9th Albania-EU Intergovernmental Conference, the European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, declared that the Commission and the Albanian government had agreed to repeal the 2024 amendments to the law on protected areas and the law on strategic investments in 2026.

The European Parliament adopted a resolution on Albania, in which it, among other things, demanded the repeal of the 2024 amendments to the Law on Protected Areas, which allow for the development of large-scale tourist infrastructure within protected areas and transfer key governance and decision-making powers to the National Territorial Council, thus weakening environmental oversight.

The repeal of the 2024 amendments to this law is one of the five demands that protesters have been demanding from the government since June 2026.
This is not the only claim that important government and political actors use as facts and to influence public perception, to legitimize processes or actions that directly affect the lives of Albanian citizens. In communication sciences, this is where the process of disinformation begins.

In December 2025, Minister of Finance Petrit Malaj, while what was called "Fiscal Peace" was being discussed in public and political opinion, declared on the e-zone show on Vizion + Television: In the spirit of transparency, this project has been consulted with the IMF, which agrees with this project and has not opposed its deletion and legalization.

E vetmja rezervë që ka FMN-ja, ka të bëjë me cenimin e progresit të arritur deri më tani në mbledhjen e taksave. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar. Kjo nismë është bazuar në modelin italian, pra është një praktikë europiane”. Kjo deklaratë e kreut të Financave u përcoll për publikun me titullin “Paqja Fiskale ka dakordësinë e BE-së”. Por, pak orë më pas, BE-ja deklaroi me një gjuhë jo fort diplomatike “distancimin” nga qëndrimi i Ministrit Malaj: “Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e përmbushjes tatimore dhe përsëriti nevojën për vendosjen e masave të forta kundër pastrimit të parave brenda këtij propozimi, ndërkohë që vazhdon angazhimin për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore”, tha në atë kohë për Faktoje.al, zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian.

Dezinformimi për BE-në nuk është gjithmonë një gënjeshtër e pastër. Sidomos kur artikulohet nga lidershipi politik shqiptar. Shpesh ligjërimi ndërtohet mbi një pjesë të vërtetë, së cilës i hiqet konteksti, ekzagjerohet ose i shtohet një përfundim që nuk qëndron. Një rregull europian ekziston, por paraqitet sikur prek çdo shqiptar në të njëjtën mënyrë; një kusht i negociatave ekziston, por shndërrohet në pretendimin se “Brukseli po na detyron”; një problem real në Europë merret dhe paraqitet si pasojë e drejtpërdrejtë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në këtë mënyrë, në opinionin publik krijohet një realitet paralel: një Europë e imagjinuar, e cila herë shfaqet si shpëtimtare dhe herë si kërcënim për qytetarin shqiptar.

Ëndrra Europiane ka qenë “karburanti” kryesor për ndryshimin e sistemit në vitin 1991, duke i bërë shqiptarët ndër popujt më pro Europianë në rajon. Parulla kryesore në demostratat e kohës ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Në një sondazh të fillimit të këtij viti të kryer nga Komisioni Europian, 92% e shqiptarëve e mbështesin anëtarësimin në BE, por, perceptimet dhe pritshmëritë e tyre për efektet që do të sjellë anëtarësimi në BE duket se janë të zmadhuara ose të ndërtuara mbi keqkuptime.

Për shembull, në Balkan Barometër 2024, shqiptarët e lidhin anëtarësimin në BE, kryesisht me përmirësimin ekonomik (58 %), mundësinë për të studiuar dhe punuar në BE (43%) dhe lirinë e lëvizjes (32 %).

Kjo kontradiktë krijon një hapësirë të madhe që mbushet me mite, keqkuptime dhe që ushqehet nga dezinformimi.

“Sapo të hyjmë në BE, problemet tona do të zgjidhen”

Ky është ndoshta miti më i madh që ushqehet edhe nga politika shqiptare, e cila përpiqet të mbulojë dështimet e saj duke ngopur shqiptarët me shpresë.
“Me anëtarësimin në BE, pasaporta shqiptare do të mbajë simbolin e Bashkimit Europian,
duke garantuar lëvizje të lirë pa radhë e pa kontrolle, ndërsa qytetarët tanë do të gëzojnë
status të barabartë në të gjithë Europën me mundësi të njëjta jetese, punësimi, investimi dhe edukimi”, premtonte Partia Socialiste në programin e saj politik dhe elektoral të zgjedhjeve të vitit 2024.
Për ta bërë sa më të besueshme ëndrrën, fjalët shoqërohen edhe me shifra eurosh. “Rrisim përthithjen e fondeve të bashkimit europian për Shqipërinë në 1250 milion euro
deri në 2030”, shkruhet në programin elektoral “Shqipëria 2030 në BE”.
Anëtarësimi në BE mund të sjellë mundësi të mëdha ekonomike, institucionale dhe sociale, por BE-ja nuk është një mekanizëm që, në ditën e anëtarësimit, eliminon korrupsionin, papunësinë, varfërinë, keqadministrimin apo problemet e drejtësisë.

BE-ja mund të vendosë standarde dhe mekanizma kontrolli; mund të ofrojë financime; mund të krijojë mundësi, por institucionet shqiptare duhet të jenë në gjendje t’i përdorin këto mundësi.
“BE-ja do të na japë miliarda”
Një tjetër keqkuptim i fuqishëm është ideja se me anëtarësimin në BE do të hapet një arkë e madhe Europiane dhe Shqipëria do të marrë para pa kufizim.
Realiteti është shumë më kompleks.

BE-ja financon reforma, projekte dhe politika të ndryshme, por fondet Europiane shoqërohen me rregulla, kritere, procedura dhe mekanizma kontrolli. Paratë nuk janë thjesht një transfertë financiare që qeveria mund ta përdorë sipas dëshirës.
Kjo është një pikë shumë e rëndësishme për publikun shqiptar. Sepse fondi Europian nuk është dhuratë, por është instrument politikash.
Nëse një fond përdoret keq, nuk është thjesht një problem financiar. Ai mund të tregojë dobësi të administratës, korrupsion, mungesë transparence ose paaftësi institucionale.
Qeveria orienton opinionin publik (qytetarin shqiptar) të llogarisë sasinë e parave që do të marrë pasi të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, por ky i fundit, ndihmën dhe mbështetjen e përcakton nga aftësia e institucioneve për ti përdorur me efikasitet këto para.
Pikërisht, për shkak të mos funksionimit të institucioneve shqiptare dhe të nivelit të lartë të Korrupsionit, BE-ja ka ndërprerë mbështetjen e bujqësisë shqiptare nëpërmjet fondeve IPARD që nga korriku 2023. Dhe në këtë pikë, qeveria ka krijuar një tjetër dezinformim. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla artikuloi një premtim duke caktuar edhe afatin kohor, për realizimin e tij. “Më 9 mars do të jemi në Bruksel me synimin që brenda 6 muajve të hapet programi IPARD III. Fondi me vlerë 112 milionë eurosh pritet që të jenë në dispozicion brenda këtij viti në bashkëpunim me Bashkimin Europian. Kjo është një mundësi shumë e mirë që sektori bujqësor të vazhdojë me mbështetjen e masave të reja që do të vendosim me qeverinë shqiptare prej 5.2 mld lekë të ndërthurura me masat e programit IPARD III”, ka deklaruar ministri i Bujqësisë Salla në shkurt të vitit 2026.
Megjithatë, fondet IPARD III nuk u çelën edhe pse kemi hyrë në muajin e nëntë të vitit 2026. Madje ende nuk kemi një vendim të Komisionit Europian që të autorizojë rifillimin e programit për mbështetjen e fermerit shqiptar.

“Shqipëria do të jetë në BE në vitin 2030”

E gjithë fushata elektorale e Partisë Socialiste në vitin 2025 ishte ndërtuar mbi sloganin “Shqipëria 2030 në BE”. Në programin e saj politik 2025-2030 (një vit më shumë se sa mandati normal qeverisës 2025-2029) PS-ja shkruante se vota për PS-në mund t’u jepte fëmijëve “pasaportën e qytetarit shqiptar të Bashkimit Europian”.

Më tej në program shkruhet: “Deri në vitin 2027 përmbyllim negociatat, në vitin 2028 nënshkruajmë Traktatin e Anëtarësimit dhe në vitin 2030 Shqipëria hyn në familjen europiane.” Mirëpo anëtarësimi nuk është një datë që mund ta përcaktojë një qeveri shqiptare në mënyrë të njëanshme.

Ai kërkon përmbushjen e kritereve, mbylljen e negociatave, marrëveshjen e anëtarësimit dhe ratifikimin nga shtetet anëtare. Pra, një premtim politik që paraqitet si rezultat i sigurt. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me një taktikë keqinformimi.

When such statements are made by senior politicians (political party leadership) they are believed or not depending on political militancy and not on their logical and factual reasoning. The citizen thus blindly believes every promise about Europe just as he can be manipulated by the fears and myths about it.


Video