
Dy banorët e Bërzullës të cilët protestuan ditën e sotme mes thirrjeve për drejtësi nga ku më pas kërcënuan se do të hidhen nga shtyllat e tensionit, janë neutralizuar dhe pas disa minutash me ndihmën e zjarrfikëses ata kanë zbritur.
Pasi ka zbritur nga shtylla e tensionit të lartë, i riu është takuar me babanë e tij, i cili ia ka bërë hallall që po mbron pronën e tij me gjak.
“Hallall bab, mbroje me gjak pronën tonë”, ka thënë ai.
Banorët e Bërxullës e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit duke bërë thirrje për drejtësi nga dyert e institucioneve. Protesta është përshkallëzuar teksa dy prej tyre, një zonjë dhe nipi i saj kanë kërcënuar se do të hidhen nga shtyllat e tensionit dhe do të vetëflijohen nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet.
Situata ka agravuar me ndërhyrjen e policisë të cilët ishin të pranishëm në vendin ku po zhvillohej protesta. Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore.
Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet, edhe pas aktit drejt vetëflijimit të dy banorëve të Bërxullës.
Heshtjes dhe indiferencës së institucioneve shtetërore në lidhje me punimet e paligjshme që po kryen firma Gener 2, ku preken 30 hektarë tokë dhe shemben 20 banesa, banorët i janë përgjigjur me protesta prej javësh tashmë.