Forcat RENEA kanë shpëtuar 43-vjeçarin Andrea Dervishit, i cili mbeti i varur në kanionin e Holtës prej mbrëmjes së djeshme në Kalanë e Tërvolit në Gramsh.
Mësohet se një punonjës i RENEA-s ka nxjerrë kanioni i Holtës 43-vjeçarin, pas një operacioni shpëtimi që ka vijuar edhe përgjatë orëve të natës.
Që në orët e mbrëmshme u bë përpjekje për t’i dhënë ndihmë Andrea Dervishit, por nuk u arrit që të shpëtohej, megjithatë ai u mbajt në survejim.
Mësohet se Dervishi kishte shkuar në këtë zonë për të kërkuar florinj, kur mbeti i bllokuar pasi kishte zbritur me një litar në rreth 200 metra thellësi.
Ai ka tentuar të dalë kur ka nisur të errësohet por e ka pasur të pamundur dhe ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë.