Tetë vota pro e asnjë kundër, Adi Krasta merr postin e lartë në Radio Televizionin e Kosovës

15 January 2023, 08:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tetë vota pro e asnjë kundër, Adi Krasta merr postin e lartë
Adi Krasta

Gazetari Adi Krasta është zgjedhur zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës. 

Bordi i RTK-së ka njoftuar se me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka emëruar gazetarin Adi Krastën si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm.

“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm. Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së.

Kujtojmë se pas kandidimit, Adi Krastës i doli kundër sindikata e RTK-së, për faktin se nuk kishte shtetësi kosovare, por gazetari e tregoi publikisht në rrjetet sociale se e kishte marrë dhe pasaportën e shtetit të Kosovës.


Video