Realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në tru me pacientin 24-vjeçar zgjuar në QSUT

15 January 2023, 12:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në tru me
Pamjet e operacionit

Një ndërhyrje e vështirë është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Mjekët e Neurokirurgjisë kanë kryer ndërhyrjen delikate në tru me pacientin 24-vjeçar zgjuar, duke i shpëtuar jetën të riut. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila teksa ka ndarë një video në Facebook.

“Një ndërhyrje delikate në   tru me pacientin zgjuar, është realizuar me sukses nga ekipi i #Neurokirurgjisë në #QSUT, duke i shpëtuar jetën të riut 24-vjeçar.”, shkruan Manastirliu.

Mjekët zbuluan tumorin në trurin e të riut pak vite më parë por ndërhyrjen vendosën ta kryejnë së fundmi. Siç shpjegon mjekja në video, tumori ishte në një zonë të rëndësishme për funksionimin e fytyrës.

Pasi tumori vazhdoi të rritej, mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje. Por atyre iu desh që ta bënin këtë nëpërmjet kirurgjisë zgjuar duke marrë parasysh dhe rreziqet që vinin për 24 vjeçarin.


Video