“Rruga e Arbrit” nuk kursen as mjetet e kompanisë "Gjoka", fadroma bie mbi një baxho, lëndohet drejtuesi

15 January 2023, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rruga e Arbrit” nuk kursen as mjetet e kompanisë
Fadroma

Një aksident është regjistruar në "Rrugën e Arbrit", ku një fadromë e kompanisë "Gjoka Construcsion", e cila mirëmban rrugën ka përfunduar mbi një objekt.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, fadroma ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në çatinë e një baxhoje, duke e shkatërruar ndërtesën, por për fat nuk ka pasur persona të lënduara.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bastar Murrize të Tiranës. Pronari i objekti ku ka rënë fadroma është Haki Çuni, teksa aktualisht teksa punohet për largimin e mjeteve.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që një automjet i firmës Gjoka që po punonte në Rrugën e Arbrit që ka pësuar një aksident. Bëhet fjalë për ngjarjen e regjistruar vetëm 2 ditë më parë, por në fshatin Murriz. Teksa po punonte në afërsi të tuneli, L.V duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës.

“Rruga e Arbrit” nuk kursen as mjetet e kompanisë


Video